Stina e dimrit, me gjithë bardhësinë dhe hijeshinë, sjell jo pak probleme sidomos për ngasësit e veturave.
Pos që duhet të jenë të kujdesshëm kur dalin në komunikacion, paraprakisht atyre u duhet të pastrojnë veturën e tyre nga bora e akulli.
Problemi më i madh shfaqet tek xhamat e veturës të cilët ju konsumojnë kohën më të madhe për t’u shkrirë në kohët me ngrica.
Por, duket se edhe këtij problemi tashmë i ka ardhur fundi pasi që zgjidhja për të është jashtëzakonisht e thjeshtë, raporton Kosovanews.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregon se si një përzierje e thjeshtë e dy produkteve që të gjithë i kemi në shtëpitë tona, përmban magjinë e shkrirjes së xhamave, e ajo është: përzierja e ujit me alkoolin.
Pasi ta keni bërë përzierjen, produktin final vendoseni në një shishe me spërkatës dhe halleve tuaja me xhamat e ngrirë do ju vijë fundi.
Videoja më poshtë ju tregon saktësisht se sa ujë dhe sa alkool duhet të përzieni në mënyrë që të arrihet efekti i duhur.