Reperi Skivi dhe këngëtarja Samanta Karavella verën e kaluar sollën për publikun këngën ‘SS’ e cila ishte një hit i padiskutueshëm.
Dyshja u përfol shumë për një lidhje të mundshme mes tyre, por asnjëri nga ta nuk e konfirmoi një gjë të tillë.
Së fundmi ata kanë postuar një fotografi të përbashkët në një dhomë. Ata gjenden në prapaskenë të koncertit të tyre të mbajtur mbrëmë në Tiranë.