Mbrëmja e së shtunës, ishte përcaktuar për një Gala Artistike të Vitit të Ri, në Prishtinë, e kjo kishte për qëllim grumbullimin e mjeteve të bamirësisë për renovimin e shtëpisë së pensionistëve në qendër të Prishtinës.
Për Klan Kosova, Agnesa Vuthaj, organizatore e Gala Mbrëmjes Artistike, bëri të ditur se për këtë çështje u grumbulluan gjithësejt 8620 euro, e që për të cilat kontribuan shumë artistë pjesmarrës kosovar në këtë mbrëmje së bashku me kompani të ndryshme të bizneseve kosovare, përfshirë edhe Rotary Club Prishtina, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq dicka të tillë, Agnesa Vuthaj po e sheh tejet pozitive për vendin edhe pse ajo shpreson që edhe Ministria e Mirëqenies Sociale do të jap një shumë të caktuar sepse nuk është e mundur të arrihet ajo cfarë është e paraparë me këto mjete të grumbulluara, njofton Klan Kosova.
Njëherit Klan Kosova, dje ka raportuar për gjendjen dhe kushtet e rënda që janë duke u ballafaquar pensionistët në qendër të Prishtinës.