Dy persona janë plagosur mbrëmë në Suharekë për shkak të një mosmarrëveshjeje pas një loje futbolli.
Sipas policisë këta dy persona janë plagosur me armë zjarri nga një tjetër person, kur loja e futbollit kishte përfunduar.
Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën Xhavit Syla dhe i dyshuari për plagosjen është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje të njëjtit i ka plagosur me armë zjarri,” njofton policia e Kosovës.
Policia në njoftim gjithashtu bën të ditur se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKMF në Suharekë për tretman mjekësor.