Më rastin e hyrjes në grevë urie të Kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku, njëherit Kryetar i Komunës së Skenderajt, Kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj solidarizohet me Lushtaku, thuhet në një kumtesë të PDK-së dega në Skenderaj.
Sipas kumtesës, kjo degë kundërshton fuqishëm privimin nga e drejta për të marrë shërbime adekuate shëndetësore që po i bëhet Sami Lushtaku, transmeton Indeksonline.
“Më këtë rast lusim Presidenten e Kosovës, Avokatin e Popullit, KMLDNJ, dhe institucionet tjera relevante që urgjentisht të reagojnë në lidhje me trajtimin johuman që po i bëhet Lushtaku, duke ia ndaluar atij të drejtën për trajtim shëndetësor. Sami Lushtaku në mënyrë flagrante po i shkelen të drejtat elementare njerëzore në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ne vazhdojmë të besojmë se Lushtaku është dënuar padrejtësisht, ndërsa ditëve të fundit në mënyrë skandaloze po i mohohet edhe e drejta me elementare për trajtim shëndetësor”, thuhet në kumtesën e PDK-së