Lajmet e fundit

Kadri Veseli: Sigurimi jugosllav ua kishte frikën vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes rrjetit social Facebook, ka përkujtuar veprimtarët e shquar të Lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

“Sot, në 34-vjetorin e rënies, kujtojmë ideologët dhe veprimtarët e shquar të Lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vrasja e tyre nga sigurimi i fshehtë jugosllav, tregon për frikën që kishte ai regjim nga organizimi i lëvizjes sonë kombëtare në Kosovë dhe diasporë. Lëvizja u godit rëndë por nuk u thye kurrë. Nderim të përjetshëm vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës!”, ka thënë Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.