Kuvendi i Kosovës nuk ka një ligj për vete, për sa kohë që juristët kanë mospajtime rreth kësaj çështjeje.
Ata kanë mospajtime nëse duhet të ketë një ligj për Kuvendin apo duhet të vazhdoj së funksionuari bazuar në rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës.
Profesori universitar, Flamur Hyseni mendon se gjendja e tanishme e krijuar në Kuvendin e Kosovës duhet të jetë arsye për përshpejtimin e krijimit të ligjit për Kuvendin.
Juristi tjetër Blerim Burjani thotë se kanë bërë fragmentarizime të ligjeve për deputetët dhe Kuvendin në vend se të krijojnë një ligj të vetëm për Kuvendin.
Por ndryshe nga ta mendon Artan Canhasi nga Instituti Demokratik i Kosovës.