Agron Bala, një nga emrat e njohur të gazetarisë në Shqipëri pas viteve ’90 është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të pashërueshme në moshën 60-vjeçare. Me një kontribut veçanërisht në shtypin e shkruar, Bala kontribuoi dhe në radio, televizion apo mësimdhënie, transmeton Klan Kosova.
Ai është dhe autor i dy romaneve. Që prej vitit 2006, Agron Bala ishte autor i programit “7 x 7”, në RTSH. Ndërsa për sa i përket krijimtarisë letrare publikoi dhe dy romane. Profesor Bala lindi në qytetin e Shkodrës. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, për degën e gjuhës dhe letërsisë.
Më pas mbaron studimet për gazetari për të mos ju ndarë botës së televizionit dhe shkrimit. Ai do të hynte në botën e medias pas viteve ’90 duke dhënë këto 25 vjet një kontribut të çmuar. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka trishtuar të gjithë kolegët, studentët e tij, lexuesit.