Pesë kompanitë e kontraktuara për të pastruar rrugët e kryeqytetit nga bora, mëngjesin e së dielës kishin punë edhe me disa rrugë e trotuare të lagjes Ulpiana.
Deri sa tu vije radha, edhe këmbësorët e Bregut të Diellit do të duhet të ecin përgjatë rrugës.
Por megjithatë nuk kanë ankesa.
Të kënaqur janë edhe për pjesë të tjera të Prishtinës.
Dikush gjendjen e tanishme po e krahason me borën e fillimit të janarit.
I habitur me kalueshmërinë e rrugëve është edhe dikush që vjen nga një vend ku reshjet e borës janë të rralla.
E këtë herë, komuna pos rrugëve, pastroi edhe sheshet e kryeqytetit. Bora nuk u la më si dekor.
Sejdiu tha se të gjitha rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme dhe arritën të pastrohen pa asnjë telashe.
E amfiteatri i sheshit Zahir Pajaziti, i mbushur përplot, po krijon mundësi zbavitjeje për fëmijët.