Në kuadër të përgatitjeve për realizimin e Kongresit të VI-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, kanë filluar aplikimet me punime shkencore.
Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, përmes projektit të Kongresit, ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, hulumtimeve dhe projekteve shkencore.
Të drejtë aplikimi me punime shkencore dhe pjesëmarrje pasive kanë studentët dhe profesionistët e rinj të shkencave mjekësore.
Aplikimi është i hapur deri me 25 mars 2016 dhe bëhet online, përmes faqes: http://kiscoms.org/registration/
Në pesë kongreset e mbajtura më parë, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte mbi 3000, ndërsa janë prezantuar mbi 300 punime shkencore.