Shkëlzen Gashi pritet të largohet nga Baseli, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe dy ekipe të njohura evropiane.
Olympique Marseille dhe Galatasaray janë dy skuadrat tjera të interesuara për sulmuesin shqiptar, Shkëlzen Gashi, transmeton Telegrafi.
Lojtari pritet të largohet nga Baseli për shkak të minutazhës së ulët për lojë në këtë edicion.
Gashi vlerësohet rreth tre milionë euro nga Baseli, ndërsa për të kanë shprehur interesim edhe Verona, Luzern, Young Boys, Sion dhe Thun.