Agjencia e Veterinës dhe Kontrollit Ushqimor e Kosovës ka sekuestruar sot 25 tonë sheqer me afat të skaduar.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim në këtë Agjenci Lamir Thaçi, i cili tha se sasia gjendet ende në Prishtinë dhe shumë shpejt do të shkoj për asgjësim.
Thaçi bëri me dije se sasia e sheqerit do të sekuestrohet gjatë ditës së sotme në Pejë, ndërsa ende nuk e dinë se prej nga ka ardhur ky sheqer./KosovaPress/