Hera e fundit kur modelja ka lundruar me dërrasë, duket se nuk ka përfunduar aq mirë, pasi që bukuroshja është trajtuar në spital, ngase e kishte prerë mjekrën, por bukuroshja australiane është kthyer në plazh për t’i zënë disa valë.
Bukuroshja 20-vjeçare ka pozuar me dërrasën e saj të lundrimit, ndërsa ka zbuluar figurën e saj të mrekullueshme me bikini.
Fotografinë e ka postuar në ‘Instagram’, ndërsa pranë saj ka shkruar: “Pas prerjes së mjekrës me dërrasë lundrimi në Bali, tani jam kthyer në Majami”. Dukja e saj duket se ishte frymëzuar nga personazhi Tigerlilly, nga Peter Pan, ndërsa flokët i kishte të ndarë në dy gërsheta dhe në kokë mbante një shirit me zbukurim fisnor.bb_1453101555-3514159