Policia maqedonase në kufirin me Greqinë ka përdorur shkopinj gome për refugjatët për të parandaluar hyrjen e tyre në Maqedoni.
Në xhirimet e reporterëve në terren shihet se si goditen ata gjatë tentimit që në motin e ligë me shi të hyjnë në territorin e Maqedonisë, njoftoi “Sky News”.
Së paku 7.000 njerëz, duke përfshirë shumë prindër që kishin me vete edhe fëmijë të vegjël, po kalonin nëpër fushat me baltë përreth Greqisë dhe Maqedonisë. me qëllim që të shkojnë drejt Serbisë.
Lisa Holland, gazetare e Sky News tha: “Këto pamje janë bërë në Maqedoni. Ne e kuptojmë se kjo është një roje kufitare, e di se çfarë dhe kush janë ata, dhe ata mund të thonë se ata janë duke u përpjekur për të ruajtur kontrollin, por mund të shihni se si njerëzit goditen me shkopinj gome”. Policia greke njoftoi se lëvizja e njerëzve që hyjnë në Maqedoni ishte vala më e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve që kanë parë deri tani.