Lajmet e fundit

Qytetari ‘provokon’ ambasadorin britanik: Si është të jetosh në BE, ngase unë jam i izoluar

Në një bashkëbisedim live që ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell, ka zgjedhur të bëjë me qytetarë përmes rrjetit social Facebook, ai ka marrë një pyetje paksa provokative, lidhur me faktin se Kosova është lënë vendi i vetëm i rajonit qytetarët e të cilit vend nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së.

Ardit Hyseni e ka pyetur ambasadorin O’Connel se si është të jetosh në BE, ngase ai personalisht është i izoluar mbi bazën e etnisë së tij, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, përgjigja e ambasadorit ka qenë se, gjëja më e mirë që përfaqënson BE-ja është vlerat e përbashkëta të demokracive evropiane. Ndërsa, sipas tij, edhe Kosova e ka të ardhmen e sigurt në BE, vetëm se për këtë duhet punuar shumë për t’i plotësuar kriteret, gjë për të cilën O’Connel ka thënë se ata do t’i ndihmojnë Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.