Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës i Abu Dhabit njëherit zëvendës komandant Suprem i Forcave të Armatosura në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga e cili po merr pjesë në aktivitetin “Java e Qendrueshmërisë” në Abu Dhabi.
Në takim u diskutuan mënyrat për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe miqësore dhe bashkëpunimin ekonomik, investimet si dhe aspektet e zhvillimit në interes të të dyja vendeve.
Të dyja palët shqyrtuan edhe iniciativat ndërkombëtare dhe projektet për energji të pastër dhe të rinovueshme.
Al Nahyan dhe Jahjaga folën edhe për një numër çështjesh të interesit të përbashkët dhe shkëmbyen mendime mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Ndryshe, vendi në të cilin po qëndron për vizitë udhëheqësja kosovare e kishte ndihmuar Kosovën edhe gjatë luftës në vitin 1999.
Emiratet e kanë pasur edhe një kontigjent të ushtarëve në vendin tonë pas luftës i cili ishte i stacionuar në Vushtrri.
Kjo është një video e asaj kohe.