Lajmet e fundit

Rrugëtimi i filmit “Shok” që çoi në nominim për “Oscar” (Video)

Filmi “Shok” u nominua këtë vit në “Oscar”, në kategorinë “Best Live Action Short Film” duke shpaguar kështu disa vite pune në realizimin e tij dhe duke bërë histori në kinematografinë kosovare.

E gjithë kjo filloi nga vizita e Jamie Donoughue në Kosovë para disa viteve dhe shoqëria e tij me producentin Eshref Durmishi, duke bërë kështu që të krijohet një film i metrazhit të shkurtër, me tematikën e luftës që ka përjetuar populli i Kosovës gjatë luftës së fundit.

Producenti shqiptar i këtij filmi Durmishi, për KosovaPress, ka shpjeguar se si Donouhue kishte dashuri për Kosovën dhe se si ai është solidarizuar me dhimbjen e shqiptarëve.

“Vizita e Donoughue në Kosovë rezultoi me realizimin e filmit Video “Jamie Donoughue është regjisor dhe skenaristi i filmit i cili e ka shkruar skenarin e këtij filmit, jemi taku shumë ma moti me disa punë të tjera disa projekte të tjera dhe kemi krijuar një shoqëri shumë të mirë mes vete. Ai ka qenë disa herë në Kosovë, faktikisht ai e don? ? shumë Kosovën, ai gjithmonë thotë se Kosova është shtëpia e tij e dytë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka dëgjuar shumë storie, prej shumë njerëzve sidomos storie të luftës me temë të luftës, d.m.th ngjarje të vërteta që i kanë përjetu njerëzit” tha Durmishi.

Që nga fillimi i shkrimit të skenarit dhe gjithë punës së realizimit janë katër vite. Lokacionet që janë përdorur në nëntorin e kaluar për realizmin e këtij filmi janë kryesisht nga regjioni i Mitrovicës ku xhirimet kanë zgjatur vetëm gjashtë ditë.

Durmishi bëri të ditur se premiera botërore e filmit është bërë në prillin e vitit të kaluar.
“Premierën e parë botërore e kemi pasur në “Aspen Colorado” ku është festival i kategorisë A dhe aty kemi rrëmbyer tri çmime, çmimin kryesor që është filmi më i mirë dhe i cili na ka hapur rrugët për në “Oscar” për shkak se filmi ka marrë, çmimi i Aspen-it d.m.th të kualifikon për Oscar dhe për ‘BAFTA’”, shtoi Durmishi.

E para që i ka dal në ndihmë realizmit të këtij filmit është Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila merr fonde nga Ministria e Kulturës, kurse të tjera ndihma janë marrë nga producentët anglezë, gjithashtu edhe nga komuna e Mitrovicës.

Producenti i këtij filmi tha se është premtuar vazhdimi i përkrahjes nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës.

“Kemi marr konfirmime prej Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës që do të na përkrahin me aq sa mjete që duh en edhe prej ministrive të tjera , ashtu edhe prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ka premtuar që do ta mbështesin edhe të gjitha institucionet tjera, kështu që po shpresoj që ato premtime do të realizohen shumë shpejt” tha Durmishi.

Sipas tij ka pasur edhe filma tjerë që kanë qenë të realizuar nga producentë kosovarë dhe kanë arritur sukses.

“Kohët e fundit ka pasur disa filma të mirë që janë bërë për luftën, që kanë pasur bukur sukses të mirë sidomos filma të shkurtës që kanë pas një sukses të madh në arenën ndërkombëtare dhe në për festivale të ndryshme dhe mundem me i përmend, filmi ‘Kolona’ ose filmi ‘Kthimi’ i Blerta Zeqirit”, tha Durmishi. Filmi bën fjalë për periudhën e luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë. Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj./kp

Leave a Reply

Your email address will not be published.