Lajmet e fundit

Në vitin 2015 u lajmëruan 808 raste të reja me kancer në QKUK

spitalNë Klinikën e Onkologjisë në QKUK gjatë vitit 2015 ka pasur gjithsej 808 raste të reja me sëmundje malinje, numër ky afërsisht i njëjtë me vitet e kaluar, me një rritje të lehtë, kjo për shkak të vetëdijesimit dhe raportimit të rasteve.
Nga rastet e përgjithshme, 204 rate ishin me sëmundje malinje të gjirit, 152 mushkërive, 155 traktit gastrointestinal,166 urogjenital dhe gjinekologjike, 131 kokë-qafë, indet e buta, sistemi nervor qendror dhe të tjera.
Sa i përket shërbimit të kimioterapisë janë trajtuar 120-210 pacientë në ditë, asnjë pacient i udhëzuar jashtë vendit për trajtim me kimioterapi . Sa i përket furnizimi me citostatikë, 85-92% të nevojave për citostatikë nga lista esenciale kanë qenë të mbuluara Klinika e Onkologjisë në vitin 2015, ka ofruar edhe 100 349 shërbime mjekësore, 27 932 kontrolle, 19 011 aplikime të mjekimit venoz, 15 319 kimioterapi të aplikuara.
Në shërbimin e Radioterapisë aparatura ka qenë në funksion gjatë gjithë vitit, ka pasur vetëm 4 raste të udhëzuara për trajtim jashtë vendit me radioterapi-bëhej fjalë për pacientë fëmijë që kishin nevojë për radioterapi specifike Cyber Knife dhe Stereotaxis.
Lista e pritjes është 2-3 javë për rastet kurative, 1 javë për rastet paliative, përderisa rastet urgjente trajtohen brenda ditës. Koment: koha e pritjes më e shkurta në rajon, afërsisht e njëjtë me vendet e BE-së Ka pasur 15 793 seanca të radioterapisë (kurativ dhe paliativ) për pacientë Kosova, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe pjesa veriore e Shqipërisë, echodiagnostika e gjirit me 1010 raste.
Duke u bazuar në statistikat e mësipërme të cilat janë nxjerrë nga raporti përfundimtar i punës për vitin 2015 del se: Klinika e Onkologjisë punon me kapacitet të plotë dhe ofron shërbimin e plotë për të gjitha rastet dhe për të gjithë qytetarët e Kosovë, pra 4 863 konsulta janë realizuar me tepër, krahasuar me vitin 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published.