Deputeti Bali Muharremaj thotë se ka dyshime se e tëra kjo lojë, është e gjitha në funksion të një kompanie (‘Devolli’), që në opinion thuhet se është e lidhur me pushtetin aktual, dhe e cila vazhdon të prijë me monopole pothuajse në të gjithë sektorët fitimprurës Që dy vjet AKK-ja, jashtë funksionit ,defunksionalizimi i mekanizmave të pavarur. Në mesin e shumë premtimeve, që i pati dhënë kur erdhi në krye të ekzekutivit një vit më parë, kryeministri Isa Mustafa, pati thënë se Qeveria sa më parë do të kompletojë dhe do të riaktivizojë Bordin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që është një organ i pavarur, që zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës, por nuk funksionon tash e dy vjet. Mirëpo, premtimet mbetën vetëm fjalë boshe. Sipas ekspertëve të ekonomisë, thuhet se njëra nga arsyet e mosliberalizimit të vizave është edhe moskonstituimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, për shkak se ky organ i pavarur ka dy vjet, që ka ngelur pa bordin e saj. Deputetët e opozitës thonë se koalicioni i tashëm qeverisës qëllimisht nuk e ka aktivizuar këtë organ të pavarur.
Favorizimi i kompanive, të afërta me pushteti
Deputeti Bali Muharremaj thotë se ka dyshime se e tëra kjo lojë është e gjitha në funksion të një kompanie (‘Devolli’), të cilët në opinion thuhet se janë të lidhur me pushtetin aktual, dhe të cilët vazhdojnë të prijnë me monopole pothuajse në të gjithë sektorët fitimprurës. Bankieri Milazim Abazi tha se moskompletimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës është një neglizhencë e pafalshme e Qeverisë së Kosovës, sepse ky është njëri nga organet shumë me rëndësi për rregullimin e tregut. Sipas Abazit, njëra nga arsyet e mosliberalizimit të vizave është edhe moskonstituimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, për shkak se ky organ i pavarur ka dy vite që ka ngelur pa bord. Abazi tha se janë shumë njerëz dhe biznese që ka dy vjet që nuk kanë ku të ankohen. Ndërsa, përfaqësuesi i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku (‘Konsumatori’), tha se Qeveria, jo vetëm kjo, nuk ka bërë asgjë për të vënë në funksion Autoritetin e Konkurrencës, që të hetojë konkurrencën jo të ndershme në biznes, por e ka bërë të kundërtën… (Më gjerësisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)