Lajmet e fundit

Gjykata Speciale të jetë funksionale sa më shpejtë kërkon Prokurori Schwendiman

, David SchwendimanProceduara për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale ende nuk është e plotë dhe në këtë derejtim ende ka punë për t’u bërë.Kështu tha Prokurori i Grupit Punues të EULEX për hetimin e krimeve të luftës, David Schwendiman, në dekalratë për agjencinë beogradase Beta.
Ai ka thënë se është i inkurajuar me deklaratën e Qeverisë holandeze e cila ka pranuar që Gjykata Speciale të ketë selinë në Holandë,Schwendiman ka vlerësuar sot se paralajmërimi se Gjykata Speciale do të ketë selinë në Hagë është një dëshmi se po merren në konsiderate qëndrimet e Këshillit të Europës të publikuara në vitin 2011.
Ai ka theksuar se është e një rëndësie esenciale që ky proces të mbështetet nga të gjithë akterët e kyçur në themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që të merren parasysh dhe të respektohen të gjitha standardet e gjyqësisë ndërkombëtare.
“Inkurajoj të gjithë akterët që të punojnë më tej në themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale dhe Zyrës Speciale të Prokurorit, në mënyrë që këta trupa pa vonesë të jenë operative”.
“Është me shumë rëndësi që të ruhet pavarësia operative dhe t’i ofrohet mbështetje Grupit Punues për Hetime, në mënyrë që procesi të jetë bindës dhe të ketë legjitimitet”. /RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published.