Lajmet e fundit

Nuk dihet nëse Mustafa shkon në Bruksel

isa-mustafa-kuvend-848x478Ende nuk dihet nëse kryeministri Isa Mustafa do të marrë pjesë në takimin e radhës që do të mbahet në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, më 27 janar.Derisa nga zyra e qeverisë kanë thënë se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim, zyrtarët e BE-së, thonë se përgatitjet për këtë takim janë duke vazhduar.
Fundi i janarit është përmendur si koha kur do të mbahet edhe një raund i ri I bisedimeve në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë.Derisa lajmin për pjesëmarrjen në këto bisedime tashmë e ka konfirmuar kryeministri serb, Aleksandër Vuqiq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk do të udhëtojë në Bruksel, për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, nëse Bashkimi Evropian nuk do të marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Nga zyra e qeverisë se Kosovës kanë thënë se ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtarë rreth kësaj çështje. “Ende nuk ka diçka konkrete, nuk dihet. Po komunikohet në kanale zyrtare, por nuk ka ndonjë saktësim,” ka thënë një zyrtar në qeverinë e Kosovës.Ndërkohë që Brukseli zyrtarë tashmë është duke vazhduar përgatitjet për këtë raund të ri të bisedimeve mes kryeministrit Mustafa dhe homolugut të tij serb, Vuqiq.Maja Kociancic, zëdhënëse e lartë e Bashkimit Europian, i tha Radio Kosovës, se përgatitjet për këtë takim janë duke vazhduar.
“Përgatitjet për këtë takim të nivelit të lartë mes dy kryeministrave në Bruksel janë duke vazhduar. Sa i përket liberalizmit të vizave dhe dialogut, janë dy çështje të ndara,” është përgjigjja që Kocianqic i tha Radio Kosovës, përmes postës elektronike.Ndërkohë, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se delegacioni i Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit do të marr pjesë në raundin e ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet më 27 janar në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.