Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, është ftuar nga drejtori i përgjithshëm i Institutit për Diplomaci Kulturore (ICD) me seli në Berlin, z. Mark Donfried, të marrë pjesë në Samitin vjetor për të rinjtë në OKB, i cili zhvillon punimet paralel me sesionin e 70-të të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Në fokus të këtij samiti do të jetë përvjetori i 70-të i themelimit të OKB-së, zhvillimi i iniciativave rinore, promovimi i një ekonomie të qëndrueshme, mirëkuptimi kulturor dhe të drejtat globale të njeriut.
Samiti vjetor për rininë në Kombet e Bashkuara do të sjellë së bashku një grup ndërdisiplinor ekspertësh të njohur botërorë, personalitete të ndryshme të diplomacisë kulturore dhe të rinj aktivistë të fushave të ndryshme nga shumë vende të botës, në mënyrë që të zhvillojnë iniciativa për të promovuar ekonominë e qëndrueshme, mirëkuptimin ndërkulturor dhe të drejtat globale të njeriut. Samiti do të përfshijë një shumëllojshmëri të diskutimeve interaktive, prezantime, seminare dhe aktivitete sociale që do të mbështesin axhendën e samitit.
Kjo është hera e parë që Kosova është pjesë e këtij samiti dhe përfaqësohet nga Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën, Elvana Shala
Pjesëmarrja e Ambasadores Shala ne këtë samit është mbështetur nga IHRC dhe MKRS.