Lajmet e fundit

Lunacek 5 vendeve që s’e kanë njohur Kosovën:Njiheni, se nuk dhemb

lunaqekEdhe mediat spanjolle i kanë kushtuar rëndësi votimit të MSA-së së Kosovës në Parlamentin Evropian. Agjencia spanjolle e lajmeve Europa Press, shkruan se marrëveshja të cilën palët e përmbyllën në maj të vitit 2014, me të cilën BE-ja dhe Kosova hyjnë në marrëdhënie kontraktuale për herë të parë, parasheh krijimin e një zone të lirë tregtare graduale dhe përfshin dialogun politik, gjyqësinë, lirinë, sigurinë dhe bashkëpunimin në një spektër më të gjerë të sektorëve, si në atë të edukimit, të energjisë dhe ambientit, të shërbimeve dhe ndërmarrjeve.
“Në planin komercial, BE-ja garanton qasjen në tregun e vet për prodhuesit kosovarë, praktikisht, pa restrikcione, porse Kosova do të ketë një afat dhjetëvjeçar për heqjen e tarifave të produkteve evropiane në tregun e vet. Bëhet fjalë për nja afat ta akorduar për aplikimin e tërësishëm të marrëveshjes”, shkruan agjencia spanjolle Europa Press,
Sipas kësaj agjencie, Spanja, njëra nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, bashkë me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, ishte vendi që më së shumti kundërshtoi të pranojë negocimin e MSA-së me Kosovën.
“Në qershor të vitit 2013, Qeveria spanjolle pranoi që Bashkimi Evropian të fillonte negociatat, pasi kishte marrë garantimin se kjo nuk do të nënkuptonte njohjen eksplicite të saj dhe se ashtu vetëm do t’i përmbushte kompetencat komunitare, për ç’gjë nuk do të duhej të ratifikohej në nivel nacional, siç kishte shpjeguar në atë kohë sekretari i Shtetit për BE, Inigo Mendez de Vigo”, shkruan Europa Press.
Teksti njeh “gatishmërinë e BE-së për të dhënë hapa konkretë për materializimin e perspektivës evropiane dhe për përafrimin e Kosovës me BE-në” përmes pjesëmarrjes së saj në MSA, gjithnjë kur i përmbushë kushtet dhe kriteret relevante “posaçërisht bashkëpunimin regjional”, Vendet e BE-së u pajtuan që t’i hapin negociatat e MSA-së me Kosovën dhe negociatat për pranimin e Serbisë, sipas marrëveshjes historike të nënshkruar për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në prill të vitit 2013.
Aprovimi i marrëveshjes nga Parlamenti Evropian mundëson që Këshilli i Ministrave të përmbyllë formalisht marrëveshjen, në mënyrë që e njëjta të hyjë në fuqi brenda “disa muajsh”, informoi Parlamenti Evropian.
Europa Press citon edhe eurodeputetja austriake, Ulrike Lunacek, e cila ka mirëpritur “hapin e rëndësishëm” që ka bërë Kosova në rrugën e saj “drejt integrimit në BE”, sepse “për herë të parë, Bashkimi Evropian dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje kontraktuale” dhe falënderoi vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, si Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, që pranuan të nënshkruajnë marrëveshjen, të cilave vende, në të njëjtën kohë, iu bëri thirrje që ta njohin Kosovën, gjë që siç tha ajo “nuk dhemb”, shkruan kjo agjenci spanjolle. /Republika.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.