Lajmet e fundit

Kosova i ratifikon marrëveshjet e ish-Jugosllavisë

zyra e presidetesKosova është në proces të fuqizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, në të cilat ish-Jugosllavia ka qenë palë, dhe dy të tilla janë ratifikuar muajin e shkuar.
Juristët kanë bërë thirrje që ato të mos ratifikohen blanko, shkruan sot Koha Ditore.
Presidentja Atifete Jahjaga ka nxjerrë një dekret në dhjetor, nëpërmjet të të cilit ka ratifikuar marrëveshje që ish-Jugosllavia i kishte lidhur me Hungarinë.
Temë trajtese marrëveshjet kanë njohjen e diplomave, por edhe bashkëpunimin në shkencë, arsim e kulturë. Dhe, dekretit i ka paraprirë shkëmbimi i notave verbale midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadës së Hungarisë në Prishtinë.
Ka vetëm edhe një moment tjetër ratifikimi që kreu i shtetit u ka bërë marrëveshjeve të kësaj natyre.koha

Leave a Reply

Your email address will not be published.