Mediat ndërkombëtare kanë përpiluar një listë me futbollistët e dështuar të vitit të kaluar.
Në fakt, shumë prej tyre u pritën se do të shpërthejnë me paraqitjet në klubet e reja, por që në fund rezultuan të padobishëm për skuadrat ku u transferuan apo u huazuan.
Në mesin e tyre është edhe Adnan Januzaj, i cili u huazua tek skuadra e Borussia Dortmundit gjatë afatit kalimtar të verës, por mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, nuk arrit të lë gjurmë te gjiganti gjerman, transmeton Telegrafi.
Reprezentuesi 20-vjeçar belg ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje në Bundesligë para se të rikthehet në Manchester United.
Por, besohet se trajneri aktual i Unitedit, Louis van Gaal, i cili e huazoi Januzajn te Dormundi nuk do të bëjë të njëjtin gabim sërish, pasi që nën drejtimin e David Moyes, mesfushori kishte paraqitje të mira dhe ishte një ndër lojtarët më të mirë të Djajve të Kuq.
Vlen të theksohet se në mesin e futbollistëve që dështuan me paraqitjet e tyre ishin edhe Radamel Falcao (Chelsea), Luis Adriano (Milan), Stephan El Shaarawy (Monaco) dhe Gokhan Inler (Leicester City) .