Mundësia e vetme dhe e fundit është shkuarja e vendit në zgjedhje. Nuk do të ketë funksionim normal të punës së Kuvendit. Protestat nuk do të ndalen, deri në dorëheqjen e Qeverisë.
E fajtor për këtë gjendje të krijuar, janë kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi.
Kështu tha lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress, ku ka folur gjerësisht për zhvillimet në vend dhe vendosmërinë e opozitës, që vendi të shkoj sa më parë në zgjedhje.
Haradinaj tha se kanë kërkuar që mos të thirren më seancat e Kuvendit, meqenëse ka një tendosje dhe situatë të rëndë politike, për shkak të marrëveshjeve të dëmshme dhe të rrezikshme të Bashkësisë së Komunave serbe dhe të versionit të Demarkacionit me Malin e Zi.
Përveç kërkesës për shkuarjen e vendit në zgjedhje, ai tha se Qeveria e cila duhet të dorëhiqet, duhet të jap llogaridhënie. Duke e quajtur të pakuptimtë vazhdimin e mbajtjes së seancave të Kuvendit, Haradinaj mohon çdo mundësi për një dialog me pozitën. Ai tha se i ka ardhur fundi kësaj situate, pasi që ka pasur kokëfortësi dhe insistim për zbatimin e këtyre marrëveshjeve të cilat janë të dëmshme për vendin.
“S’ka mbet tjetër. Llogaridhënia është shkuarja në zgjedhje, dorëheqje. Pra tani ka kuptim një dialog për të vendosur për datën e zgjedhjeve, për çështje që lidhen me zgjedhjet. Por jo më dialog për tema tjera. Ne jemi të hapur për të diskutuar me të gjitha palët, për të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që të shkon vendi në zgjedhje”, tha ai.
Haradinaj tha për KosovaPress se do ta shtojnë dhe më tej presionin për të penguar punën e Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk mund të ketë funksionim normal të këtij institucioni.
“Jo vetëm që do të vazhdojmë, por ne duhet ta shtojmë presionin, që të mos ketë më seanca dhe nuk mundet me pas normalitet me këto vendime në fuqi. Pra, në një mënyrë, për të dalë nga gjendja, jo vetëm që po kërkojmë zgjedhje për t’i fituar ato, por në mënyrë për të dalë nga kjo gjendje, mos me vazhdu më me seanc a në Parlament. Për shkak se neve na janë forcuar argumentet për ta kundërshtuar, jo që janë zbeh. Atëherë më mirë është me shku vendi në zgjedhje”, tha Haradinaj.
E shkaktar për krijimin e krizës politike, sipas tij, janë kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij Thaçi. Haradinaj tha se opozita do të ndihen krenar, pasi penguan implementimin e këtyre marrëveshjeve.
“Kryeministri Mustafa, zëvendëskryeministri Thaçi, ata janë shkaktar të kësaj krize. Përpos që është qeveris vendi me korrupsion, përpos që kemi vështirësi me ligj në planin e brendshëm dhe jashtëm, tani i kemi dhe dy marrëveshje që e varfërojnë më shumë Kosovën, por jo vetëm kaq, por e rrezikojnë funksionimin e vet. Ne bartim përgjegjësi për t’i kundërshtuar këto. Mendoj se kjo është një përgjegjësi që na bënë krenar, se nuk kemi lejuar që në Kosovë me u zbatu këto marrëveshje të gabuara”, tha ai.
Sipas Haradinajt, partia që ai udhëheq mund të shkoj në zgjedhje si parti e vetme, por nuk përjashton as mundësinë që të shkojnë edhe si opozitë e bashkuar.
“Është për habi pse ka hezitim me i shpall zgjedhjet, duke parë ku ka mbërri vendi. Si do të shkojmë ne në zgjedhje. Aleanca është e gatshme me shku në zgjedhje si subjekt politik. Jemi parti politike qendër e djathtë. Ne kemi një partneritet me shoqërinë civile me qytetarët, me personalitete, me partitë tjera të vogla qofshin parlamentare qofshin jo. Por fakt që jemi të gatshme me shku dhe si opozitë e bashkuar, me formatin çfarë jemi sot, e që kundërsh tojmë marrëveshjet e rrezikshme”, tha ai.
Ndërsa thotë se nuk e di se çfarë detyre mund të kryej pas zgjedhjeve, për të nuk është prioritet posti i kryeministrit, por ndryshimi i gjendjes në vend.
“ Nuk e di çfarë detyre do të kryej pas zgjedhjeve. Të them të drejtën prioritet i jap dhe do t’i japim ndryshimit. Të ndodh ndryshimi në vend. Ne kemi një gjendje që ka degradua nëpër vite. S’ka me qenë lehtë me kthye gjendjen në vend, qeverisjen e mirë, rezultatet në ekonomi, në ligj, hapjen e vendeve të punës. Do të jetë bukur vështirë, për cilëndo Qeveri që vjen. Me rëndësi është për mua dhe Aleancën, që ta ndihmojmë këtë ndryshim”, tha Haradinaj.
Sipas tij, për opozitën nuk ka aspak peshë zgjedhja e presidentit, duke pas parasysh gjendjen në vend. N dërsa mohon që opozita ka një kundër kandidat për president të vendit edhe pse së fundi janë përfolur emra të ndryshëm, si Murat Jashari e Rexhep Qosja.
“Murat Jashari është një njeri shumë i respektuar, i nderuar. Është nder i Kosovës familja Jashari. Njëkohësisht kemi respekt për akademik Qosjen. Por nuk kemi biseduar për ndonjë kandidat, me thanë ashtu me një fjalë. Ne ende s’kemi një kandidat zyrtar si opozitë. Një prej arsyeve që nuk kemi kandidat, nuk është se këta njerëz që u ceken apo të tjerët në Kosovë nuk e meritojnë kandidaturën edhe nga opozita. Por arsye është se ne duke pasur kundër kandidat, i japim legjitimitet zgjedhjes së presidentit. Ndërsa pozicioni ynë është mos marrje pjesë në seancë, pengim i kuorumit. Nuk mundemi në të njëjtën kohë me i bë të dyja. Nuk mundemi dhe me pengu kuorumin dhe me pe ngu zgjedhjen dhe seancat e rregullta dhe me pas kundër kandidat. Ne bimë në konflikt me veten”, tha ai.
Haradinaj mohon se gjithë këtë opozita po e bënë pasi që po i frikësohet Gjykatës Speciale dhe se kundërshtimin e marrëveshjeve po e përdor vetëm si pretekst. Ndërsa thotë se janë kundër kësaj Gjykate, duke e konsideruar si të padrejtë trajtimin që po i bëhet Kosovës, e që është ndryshe nga ajo se si është trajtuar Serbia dhe palët tjera në luftë. Ai tha se do të votojnë kundër kësaj Gjykate.
Megjithëse caktimi i protestave në data të rëndësishme për vendin, po shihet si lojë me ndjenjat e qytetarëve, Haradinaj thotë se me ndjenjat e qytetarëve kanë luajtur ata që kanë devijuar nga interesi i qytetarëve dhe kanë thyer betimin e dhënë, për mbrojtjen sovranitetit të vendit.
“Ne po i kthejmë përgjig je atyre që e kanë thy betimin e dhënë. Apo atyre që kanë devijuar ndaj interesit të qytetarëve…Ajo protestë ka porosi dhe është shumë e rëndësishme dhe i ftoi qytetarët kudo që janë të vijnë të tregojnë se republika nuk është vetëm e disa pushtetarëve, politikanë, por është e qytetarëve dhe të vijnë të protestojnë për thyerjen e betimit, për lëndimin e asaj ndjenje. Ne nuk po shkojmë nga një pavarësi më e fuqishme, por po shkojmë nga një humbje e sovranitetit më tepër. Po e bëjmë bashkëpjesëmarrës në qeverisjen tonë dhe vendin fqinjë Serbinë, përmes bashkësisë së komunave serbe. Pra kjo është dita kur duhet me i thanë jo”, pohoi Haradinaj.
Ai tha se do të ishte mirë që pushtetarët, të mos e testojnë dhe më tej durimin e qytetarëve, të cilit i ka ardhur fundi.
“Më e drej ta kishte me qenë mos me na prit ne, me i qua në zgjedhje. Se këta kanë me shku në zgjedhje. Këta nuk kanë me muajt me vazhdu kështu. Janë ka mashtrohen. Në rast se mendojnë se munden me testu durimin e qytetarëve, ky është gabimi më i madh politik, që po e bëjnë Mustafa dhe Thaçi. Më mirë është ata me i parapri, me një dakordim të tyre me e qua vendin në zgjedhje. Sepse në rast se vonohen, do të jetë jo vetëm vonë për ta, por mund të bëhet pak vonë dhe për Kosovën”, tha ai.
Haradinaj këtë bllokadë politike, në kundërshtim të marrëveshjeve, e quan sukses, pasi që sipas tij tash e tutje askush më nuk do të mund që me kaq lehtësi të nënshkruaj diçka në emër të Kosovës.