Lajmet e fundit

Opozita sot në aksion

autopalantSubjektet opozitare bashkë me qytetarë nga sot deri më 17 shkurt do të zhvillojnë aksionin “Bjeri borisë, kundër Qeverisë”.Ky aksion sipas një postimi të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook është për ta shprehur kundërshtinë kundër kësaj qeverie.
Takimi me gazetarë bëhet përballë hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ora 14:00
“N’qytet ka plot rrugë. N’ato rrugë ka plot vetura. N’ato vetura është nga një shofer, por edhe udhëtarë të tjerë, që të gjithë i bashkon pakënaqësia me një pushtet që copëton e defunksionalizon një shtet. Ti je njeri nga ta! Shprehe kundërshtinë tënde ndaj kësaj qeverie, duke i rënë BORISË kundër saj. BJERI BORISË KUNDËR QEVERISË! Ky aktivitet do të fillojë të organizohet nga dita e mërkurë (27 janar 2016) dhe do të vazhdojë deri më 17 Shkurt në ditën e protestës gjithëpopullore”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.