Ish deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa, ku ai tha se nuk do të shkonte në Bruksel pa pasur mundësi që të gjithë kosovarët të udhëtojnë pa viza.
Kryeziu ka shkuar në Facebook se kiameti është afër, pasi lideri mund të gabojë ta thotë vetëm një herë të vërtetën.
Ky është postimi i plotë i Kryeziut në Facebook:
Të vjetrit na mësonin se kur lideri gënjen, fundi i botës është afër.
Me gjasë ka ndodhë një inversion:
Tani duhet të kemi frikë nga qameti po qe se lideri gabon dhe flet një herë të vetme të vërtetën.