Ashtu siç edhe paralajmëruan, kardiologët e QKUK-së që nga dita e enjte do të pezullojnë punën, duke ofruar vetëm shërbimet emergjente dhe kujdestaritë.Vendimi i tyre vjen pas informacioneve se ndaj tyre janë zgjeruar hetimet dhe në shenjë revolte, kardiologët i kanë dhënë afat Prokurorisë që deri më 31 janar të japë sqarime lidhur me këtë situatë të krijuar, raporton KTV.
Për më tepër Federata Sindikale e Shëndetësisë nëpërmes një kërkese zyrtare që ia ka dërguar Prokurorisë së Shtetit ka kërkuar takim me kreun e këtij institucioni, Aleksandër Lumnezi, i cili është ftuar që të vijë në hapësirat e QKUK-së për, siç kanë thënë zyrtarët e kësaj federate, dalje nga kjo krizë e krijuar,e, në këtë takim zyrtarisht është i ftuar edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.