Lajmet e fundit

I akuzuari për tentativë vrasjen e Kusari- Lilës deklarohet i pafajshëm

tentim vrasjeMikel Qupi, i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për tentativë vrasjen e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, nuk e ka pranuar fajësinë, të mërkurën, gjatë seancës fillestare, e cila është mbajtur në Gjykatën Themelore të Gjakovës, shkruan sot Koha Ditore.
Ai dyshohet se kishte angazhuar shtetasin nga Shqipëria, Gramoz Nokshiqi, për ta kryer këtë vrasje, për të cilën do të paguante 300 mijë euro, si dhe 30 mijë euro për vrasjen e Prenk Radit. Nokshiqi do të jetë dëshmitar bashkëpunues në këtë proces gjyqësor.
Qupi, i cili akuzohet si porositës i këtyre vrasjeve, është arrestuar në 8 tetor të vitit të kaluar. Ai është banor i fshatit Bishtazhin të Gjakovës, si dhe drejtues i Bashkësisë Lokale në këtë fshat.
“Jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë ai, kur është pyetur të mërkurën rreth fajësisë.
Gjatë kësaj seance është lexuar aktakuza nga prokurori i rastit, Ali Rexha. Aty nuk ka qenë e pranishme në cilësinë e të dëmtuarës Kusari- Lila. Koha Ditore

Leave a Reply

Your email address will not be published.