Lajmet e fundit

Malta premton se do ta përkrahë Kosovën gjatë presidencës së BE-së

maltaNjë delegacion me zyrtarë të lartë shtetërorë të Republikës së Maltës, i kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, George Vella, janë pritur sot në takim nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Gjatë takimit palët kanë konsideruar se raportet mes Kosovës dhe Maltës janë të shkëlqyera dhe kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral e agjendën evropiane të Kosovës.
Ministri Çollaku, ka informuar ministrin Vella me përparimin që ka shënuar Kosova drejt përmbushjes së agjendës evropiane, duke u ndalur në procesin e liberalizimit të vizave.
“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret në këtë proces dhe tani jemi në pritje të një konfirmimi që do t’i hapte rrugën lëvizjes pa viza të qytetarëve tanë në vendet e zonës Schengen. Ne jemi të gatshëm dhe kemi punuar shumë në këtë proces”, ka thënë ministri Çollaku.
Po ashtu e ka njoftuar edhe me parapërgatitjet e institucioneve të Kosovës në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Ascociimit të nënshkruar mes Kosovës dhe BE-së.
Ndërkaq kryediplomati maltez, George Vella, ka ripërsëritur qëndrimin përkrahës të shtetit të tij ndaj agjendës evropiane të Kosovës e sidomos për liberalizmin e vizave.
Po ashtu ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Kosovën edhe gjatë periudhës kur Malta do të marri Presidencën e BE-së, nga janari i vitit 2017. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.