Lajmet e fundit

Dyshime për ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes se Auditorit të Përgjithshëm

ZAPEliminimi i të gjithë kandidatëve nga gara për Auditor të Përgjithshëm, të cilët aktualisht punojnë në Zyrën e Auditorit, ka shkaktuar pakënaqësi te disa prej tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Katër nga kandidatët që nuk kanë arritur të hyjnë në rrethin e ngushtë e kanë akuzuar Komisionin vlerësues për përzgjedhje joobjektive dhe mungesë të madhe të transparencës.
Pakënaqësitë i kanë shprehur në një shkresë që ia kanë dërguar presidentes Atifete Jahjaga. Aty ata kanë kërkuar sqarime për arsyet e eliminimit të tyre nga gara.
“Kërkesa jonë është të na sqaroni transparencën e procesit, sepse për mendimin tonë, procesi është përcjellë me shumë mangësi dhe paqartësi, dhe si i tillë nuk ishte aspak dinjitoz dhe objektiv”, thuhet në shkresën që katër nga kandidatët e intervistuar nga Komisioni vlerësues ia kanë dërguar Presidencës.
Këtë pakënaqësi e kanë shprehur Qerkin Morina, ndihmës i Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), Valbon Bytyçi, drejtor i Departamentit të Auditimit (ZAP), Zukë Zuka, drejtor i Departamentit të Auditimit ZAP) dhe Agron Fetiu, Udhëheqës i Ekipit të Auditimit (ZAP).

Leave a Reply

Your email address will not be published.