Lajmet e fundit

Projektrezoluta për Kosovën sot votohet në PE

parlamenti europjanSot pritet që kjo rezolutë të hidhet në votim. Parlamenti Evropian dje diskutoi rreth projektrezolutës për Kosovën.
Në projektrezolutën për Kosovën, sërish i është bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën të pavarur, që ta bëjnë një gjë të tillë, pasi kjo kontribuon në stabilitetin e në rajon dhe në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë.
Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, ka kërkuar nga autoritete kosovare që të merren më seriozisht me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me shtimin e kapaciteteve të gjyqësorit dhe pavarësinë e tij, si dhe me garantimin e perspektivës për qytetarët e vendit.
Ndërsa, Autorja e rezolutës si dhe raportuesja për Kosovën në Parlament, Ulrike Lunacek u shpreh se pas kësaj rezolutë, prioritet për Brukselin përballë Kosovës duhet të jetë liberalizimi i vizave.
Sipas saj, duhet të përfundojë sa më shpejtë kjo periudhë kur vetëm kosovarët mbeten të mbyllur përderi sa të gjithë të tjerët në rajon gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.