Arabia Saudite ka nisur një hetim tw detajuar pas rrëzimit të vinçit në qytetin e shenjtë mysliman Mekë, ku humbën jetën 107 persona.
Vinçi i madh i kuq u përplas me një pjesë të Xhamisë së Madhe, e cila ishte e mbushur me adhurures në atë moment.
Hetimet janë gati të nisin ndërkohë që janë rritur kritikat ndaj standarteve të sigurisë në vendin e shenjtë.
Është ende e paqartë se sa është numri real i viktimave në këtë incident. Të paktën 230 persona janë plagosur.
Rrëzimi ndodhë dje (11 shtator) në orën 17:23 me orën lokale,. Kreu i agjencisë së mbrojtjes civile të Arabisë Saudite, Suleyman Bin-Abdullah, tha se erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rënien e vinçit.
Meka është duke u përgatitur për pelegrinazhin vjetor të Haxhit.
Mijëra njerëz priten të arrijnë në qytetin e Arabisë Saudite nga e gjithë bota këtë muaj.