Brenda pak minutash pritet të nis takimi në mes të presidentes Atifete Jahjga, dhe liderëve të partive politike.
Pjesëmarrjen në këtë takim tashmë e kanë konfirmuar kryeministri Isa Mustafa, zëvëndësi i tij Hashim Thaçi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Tashmë në presidencë kanë arritur edhe ambasadori Greg Delawie dhe përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, raporton Indeksonline.
Në këtë takim pritet të diskutohet rreth gjetjes së një zgjidhje për dalje nga kriza politike në vend.