Lajmet e fundit

Haradinaj: Kërkova shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje

ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-7-848x478Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sapo ka lëshuar takimin me presidenten Jahjaga, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi.
Pas takimit, Haradinaj, tha se në takim ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.
Haradinaj, tha po ashtu se kërkesa e tij dhe e opozitës është edhe zgjedhja e presidentit që të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ai tha se opozita mbetet e bashkuar, duke ftuar qytetarët që të shihen më 17 shkurt.
Haradinaj po ashtu tha se pret reflektim nga pjesëmarrësit në takim për qëndrimet që ai ka shprehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.