Lajmet e fundit

Hoti nuk guxon të prekë bosët e SHIK-ut në Dogana

hoti-19121511Analistët dhe deputetët opozitarë, të bindur se ministri i Financave është i pafuqishëm për të vënë rregull Brahimaj: Drejtori Rafuna po mundohet të gënjejë opinionin për rezultate në Dogana
“Ministri Avdullah Hoti nuk është në pozitë ta shkarkojë askënd që është i lidhur me SHIK-un. Hoti nuk është aq naiv të mos e dijë se çfarë efektesh të dëmshme ka pakoja e re fiskale për ekonominë në përgjithësi, por një gjë të tillë është i detyruar ta zbatojë, ashtu siç është i detyruar të mos prekë në monopolet e caktuara, përfshirë këtu terminalet doganore”, shprehet analisti Isa Mulaj
Ministria e Financave dhe e Doganave të Kosovës është bërë një vegël e devotshme e drejtuesve të dikurshëm dhe aktual të SHIK-ut, që menaxhohet nga PDK-ja e Hashim Thaçit. Këto konstatime i nxjerrin analistët dhe deputetët e opozitës, të cilët e akuzojnë drejtorin aktual të Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, se i njëjti po gënjen dhe po mundohet që të hyrat doganore t’i reklamojë si rezultat të reformave që janë bërë kohë më parë në këtë institucion. Siç dihet, ka qenë qytetari Alban Krasniqi nga komuna e Prizrenit që kohë më parë nëpërmes një letre të hapur publike, publikuar në gazetën “Kosova Sot”, ku ka shkrehur një varg akuzash në adresë të ministrit aktual të Financave, Avdullah Hoti, për shpërdorimet në Dogana të drejtuara nga drejtori Rafuna. Por, këto akuza në adresë të tyre i kanë mohuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ndërsa për këtë çështje edhe pas publikimit të kësaj letre kanë heshtur zyrtarët e Ministrisë së Financave të Kosovës. Deputeti i opozitës, Lahi Brahimaj (AAK) thotë se është vërtet brengosëse heshtja dhe indiferenca e ministrit të tashëm të Financave, z. Avdullah Hoti, që nuk po përgjigjet në çështjet e ngritura dhe shumë brengosëse në letrën publike të qytetarit Alban Krasniqi nga Prizreni.kosova sot

Leave a Reply

Your email address will not be published.