Njëri nga këshilltarët e kryeministrit Isa Mustafa, sapo ka dhënë dorëheqje. Bëhet fjalë për Armend Ibrahimin.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Ibrahimi në një postim në Facebook:
“Sapo i dorëzova dorëheqjen time Kryeministrit të Kosovës.
Duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendemi si shoqëri, jam i bindur se shumë më i rëndësishëm është fati i vendit tonë se vendimi që unë kam marrë. Andaj nuk dëshiroj që vendimi im të përkthehet apo përdoret për interesa a qëndrime politike, cilat do qofshin ato.
Jam i bindur se cilado Qeveri që zgjidhet nga populli i urtë i Kosovës është Qeveri e cila punon për interesin e përgjithshëm dhe në bashkëpunim me miqtë tanë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian; por dhe gjithë shtetet paqedashëse.
Miqësisht për mirëkuptimin tuaj.
Jam i lumtur të ju shërbej.
Armend Ibrahim