Muharrem Nitaj, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Visar Ymeri e ka gabim dhe opozita është e bashkuar.
“Mustafa e Thaçi janë për status kuo, kurse Ramush Haradinaj është për zgjidhje, e cila nënkupton zgjedhje. Kriza është më e thellë se që duket, nuk është duke mos funksionuar vetëm Parlamenti, por edhe struktura të tjera të shtetit. Sistemi gjyqësor vazhdon të jetë i korruptuar nga pozita. Haradinaj është faktor i rëndësishëm në këtë vend dhe vendimet i merr vet për vete. Ai në takim ka marrë pjesë për të bërë një ofertë politike – si të dilet nga kriza”, ka thënë ai. “Opozita është e fortë dhe e palëkundur në kauzën e saj – kundër degradimit të pushtetit”.