Gjermania, Greqia dhe Turqia kanë kërkuar nga NATO-ja që ta luaj rolin e saj me qëllim që të ndalohet fluksi i refugjatëve që kërkojnë azil në Evropë, duke e kaluar Detin Egje nga Turqia për në Greqi.
Gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se do të ketë konsideratë rreth kërkesës së përbashkët për monitorimin e Detit Egje, së bashku me agjencisë evropiane të sigurisë që veprojnë në kufijë, me qëllim “që të kemi një pamje më të qartë të si si trafikuesit veprojnë në bregdetin turk”,
Kjo do të jetë hera e parë që aleanca veriatlantike të jetë e involvuar në krizën evropiane të refugjatëve.
Deti dhe rrugët tokësore në mes të Greqisë dhe Turqisë kanë qenë pika kryesore përmes së cilës kanë hyrë rreth 80 për qind e emigrantëve në Evropë.
Sipas propozimit, informacioni i mbledhur nga zyrtarët e NATO-s, do të iu përcillet autoriteteve turke me qëllim që të ndiqen kontrabanduesit, ndërsa Turqia do t’i kthej pas refugjatët që zihen nga NATO-ja.
NATO-ja e ka të vendosur një anije në Mesdheun lindor, si pjesë e përpjekjeve për ta mbështetur mbrojtjen rurke nga raktetat në Siri.