KB Peja ka regjistruar fitoren e parë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike.
Skuadra pejane në palestrën “Karagaç”, ka mposhtur me rezultat të ngushtë Kozuvin, 77:76.
Ishin maqedonasit që e nisën më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë.
Por vendasit, ia dolën të rikthehen në çerekun e dytë, të cilin e fituan më 12 epërsi.
Dy çereket e fundit, ishin të barabartë, dhe fituesi u caktua në momentet e fundit, me pikët vendimtare të Nenad Deliq.