Lajmet e fundit

Grupi i Kumanovës sot sërish para gjykatës, Shkupi i blinduar

grupikomanovaFluturimet e helikopterëve kanë prishur qetësinë mbi Shkup që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kurse forca të mëdha policore janë pozicionuar para gjykatës Supreme në Shkup, ku sot do të paraqiten për here të tretë para gjykatës pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.
Forca të mëdha policore nuk vërehen vetëm para gjykatës, por edhe në pika tjera kyçe në Shkup.
Të akuzuarit do të gjykohen për veprat penale “organizim terrorist” nga neni 394-a dhe për “terrorizëm” nga neni 394-b sipas Kodit Penal i Maqedonisë. Më 7 dhjetor të vitit 2015 që të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkupi 1 janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor për veprën “terrorizëm”.
Sipas prokurorisë grupi i njëjtë ka marrë pjesë edhe në sulmin e karakollit në Gushincë. Nga ana tjetër pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm, avokatja Artene Ademi-Iseni madje u ankua për torturë dhe dhunë ndaj të akuzuarve gjatë transportimit të tyre nga burgu deri në Gjykatë. Në përgjithësi, pala mbrojtëse deri më tani kërkonte lëndën ta merr Prokurorja speciale Katica Janeva pasi, sipas tyre, ngjarjet kanë prapavijë tjetër nga ajo që përfaqëson Prokuroria Publike e RM-së. Se të akuzuarit kanë qenë lëndë e sjelljes së dhunshme e konfirmoi edhe Avokati i Popullit. Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Një pjesë e të cilëve janë në paraburgim të akuzuar si bashkëpunëtorë.
Më 9 dhe 10 Maj të vitit të kaluar në Kumanovë, në Lagjen e Trimave të banuar kryesisht me shqiptarë, një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Gjatë këtij incidenti humbën jetën 8 policë të njësive elitare të policisë, derisa 14 të tjerë u plagosën rëndë. Të vrarë mbetën edhe 10 persona të grupit të armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.