Lajmet e fundit

Alban Ukaj: Shteti është kapur nga të paditurit [video]

alban ukajSarajeva, Prishtina, Shkupi e Beogradi, janë vetëm disa prej vendeve ku gjejmë emrin e aktorit kosovar Alban Ukaj.
Janë të panumërta shfaqjet e filmat, në të cilët ai ka qenë pjesëmarrës në këto vende të rajonit, duke u bërë një ndër emrat më të kërkuar sa i përket aktrimit.
Ai, që nga ditët e fundit të janarit dhe javën e kaluar ishte në Prishtinë për xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Martesa”, me regji të Blerta Zeqirit.
Por jo vetëm për këtë flet aktori kosovar në një intervistë për emisionin “Express” të KTV-së. Ndër të tjera, ai rrëfen për arsyet e largimit nga Kosova, si e gjeti veten në Sarajevë, vendin për të cilin thotë ta ketë zhvilluar shumë profesionalisht.
Flet po ashtu edhe për gjendjen teatrale dhe filmike në vendin Kosovë, ku kritikat më të mëdha i drejton ndaj shtetit dhe atyre që udhëheqin me të.
Ukaj ka folur edhe për jetën e tij private dhe ndjenjën e të qenit prind.
Këto dhe shumëçka tjetër, mund t’i kuptoni në videon e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.