Lajmet e fundit

QKUK-ja nuk kryen koronarografinë, pacientët detyrohen të paguajnë deri në 700 euro në klinika private

mjek-euml-t-po-ikin-nga-kosova_hdDiagnostikimi me anë të aparaturës se koronarografisë në Klinikën e Kardiologjisë Invazive në QKUK është ndërprerë tash e disa muaj.
Kjo për shkak se MSH-ja nuk ka arritur ende të sigurojë kontrastin i cili është material pa të cilën koronarografia nuk mund të paraqesë pamjet e gjendjes se zemrës, shkruan sot Koha Ditore.
Pacientët të cilët janë në listën e pritjes për të bërë koronarografinë dhe ata që mund të kenë infarkte akute obligohen që të shkojnë në klinika private, pasi që mjekët e kësaj qendre kanë dyshime për kontrastin që blihet në barnatore private e që në QKUK mungon prej muajit dhjetor.
Ata përmes një shkrese drejtuar drejtorit, Curr Gjocaj, kanë thënë se nuk e dinë prejardhjen e as kushtet e ruajtjes dhe shitjes së këtij produkti në sektorin privat, andaj stafi ka pasiguri që të përdorë këtë lloj kontrasti.koha

Leave a Reply

Your email address will not be published.