Katërmbëdhjetë profesorë të Universitetit të Prishtinës nga fakultete të ndryshme kanë kandiduar për të zënë pesë pozitat e anëtarëve të Këshillit Drejtues, duke përfshirë edhe të gjithë profesorët që kanë qenë deri tani pjesë e këtij Këshilli,
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të UP-së, Marjan Dema, i cili ka njoftuar se zgjedhja e tyre do të bëhet, të premten, në mbledhjen e Senatit, përmes votimit të fshehtë.
Ndërsa, të enjten është formuar edhe komisioni treanëtarësh: Naser Kabashi, Avni Puka dhe përfaqësuesi i studentëve, Musa Berisha, të cilët kanë për detyrë të verifikojnë mandatet e kandidatëve që kanë konkurruar për Këshillin Drejtues.
Anëtarët e këtij komisioni do t’i kontrollojnë dokumentacionet e secilit aplikues për Këshill Drejtues dhe po ashtu do të përgatisin edhe një raport për secilin kandidatë nëse i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e garës, a po jo. shkruan sot Koha Ditore.