Lajmet e fundit

Kerry u mor vesh me Ramën që t’i strehojnë 2000 muxhahedinë në Shqipëri

KERRY RAMAEdhe pse nuk u fol publikisht për çështjen e muxhahedinëve, duket se kjo temë nuk ka mbetur jashtë bisedimeve mes John Kerry-t dhe Edi Rames.
Zëri i Amerikës, raporton se Sekretari i Shtetit gjatë vizitës në Tiranë, ka falenderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve.
“Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, transmeton tch.
Më tej, ai shton se gjatë vizitës të së dielës është rënë dakord që Sekretari Kerry të mos flasë në publik për zhvendosjen e tyre, pasi kjo temë është ende shumë sensitive.
Në fund, Zëri Amerikës, raportin se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë me asistencë teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e tyre.
Ndërkaq, pas përfundimit të takimeve në Tiranë, Departamenti Amerikan i Shtetit në profilin e tij në “Facebook”, i ka kushtuar një rëndësi jo të vogël, vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri.
Kanë qenë tre postime me përshkrimet përkatëse, të cilat kanë shërbyer dhe si një përmbledhje e të gjithë takimeve dhe mesazheve të dhëna nga Sekretari John Kerry gjatë qëndrimit në Tiranë.
Takimi me Presidentin Nishani në aeroport, deklarata e përbashkët me Kryeministrin Rama, e në fund një album fotografish të çdo etape të qëndrimit të Sekretarit Kerry në Tiranë, shoqëruar me thënien e tij se “Shqipëria mund të mbështetet plotësisht në miqësinë dhe përkrahjen e qytetarëve dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.koha

Leave a Reply

Your email address will not be published.