Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare i ka rënë pishman me një vendim të tij dhe të drejtuesve të Lazios. Tare ka thënë se ka gabuar që nuk pranoi shitjen e Felipe Anderson te Lazio.
“Ne duhet të jemi në hap me tregun evropian. Ne kishim ofertë 50 milionë euro nga Manchester United për Felipe Anderson të cilën e refuzuam. Por gabuam sepse me ato para mund të investonim më shumë në skuadër” ka thënë Tare