Veton Surroi i ka quajtur të dëmshme marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me Serinë dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.
Surroi në “Rubikon” të KTV-së ka theksuar se delegacioni i Kosovës në Bruksel ka shkuar i papërgatitur me negociata me Serbinë.
“Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga Mustafa e Thaçi kanë shkuar në Bruksel për të shkelur 23 nenet e Kushtetutës së Kosovës. Kjo shkelje do të reflektojë në përkeqësimin e përforcimit të sovranitetit të vendit në gjithë territorin e tij”, ka thënë ai.
Është absurde të personalizohet diçka. Nuk besoj se arritjet të lidheshin me emrin e tij, e mira e tij ishte që në momentet kyçe ka arritur të krijojë një sens uniteti.
Veç kësaj, Kosova ka hyrë pa kurrfarë kërkese në këtë proces negociator. Sipas Surroit, asnjë pikë e platformës së Kosovës nuk ka pasur kërkesë për BE-në për këtë apo atë çështje. Natyrisht se kjo tani reflektohet në pozicionin e saj në këto negociata, e sidomos në këto marrëveshje të dëmshme.
“Nëse Kosova mendon se duhet të hyjë në një proces që nuk do të krijonte ndonjë të mirë për të, pse duhet që dikush duhet ta nisë këtë. Përgjegjësinë e ka Thaçi. Ai ka hyrë në një proces negociator i papërgatitur. Tani kemi ardhur në një situatë kur ka pasur shkelje serioze të Kushtetueses. Qeveria jonë nënshkruan që të implementojë shkelje serioze të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Surroi.