Lajmet e fundit

Surroi: Nëse Thaçi mendon se është unifikues i popullit, le të zgjidhet me votën e popullit

surrojNë emisionin e KTV-së Rubikon Veton Surroi ka folur edhe për kontaktet e relacionet e tij me Hashim Thaçin.
Ai ka treguar se me Thaçin nuk është takuar që nga përfundimi i procesit të Vjenës. “Është e vërtetë që kemi bashkëpunuar mirë në një pjesë të Rambouillet, por edhe në procesin e Vjenës jemi përpjekur që të ruajmë një relacion normal”, ka thënë Surroi.
Veton Surroi ka folur për dëshirën e Hashim Thaçit që të bëhet president i Kosovës:
“Pritshmëria e tij mbështetet në marrëveshjen për president. Ka ekzistuar një marrëveshje tjetër që zgjedhjet të jenë të drejtpërdrejta për president, për fat të keq e kanë bllokuar këtë proces, për çështje të cilat nuk i dimë.
Nuk e di nëse Thaçi do të jetë president i Kosovës, ajo varet nga deputetët e Kuvendit, ndërsa ka shtuar se mendon se është figurë unifikuese, ndoshta, do të ishte mirë që t’i nënshtrohej zgjedhjeve për president”, ka thënë Surroi duke aluduar që Thaçi në postin e kryearti të Kosovës të zgjidhet me votën e popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.