Lajmet e fundit

Pak qytetarë për festimet në Pejë. Gazi në Dubai, opozita në Prishtinë

foto pejaZbehtë ka kaluar ceremonia e ngritjes së flamurit shtetëror në Pejë, me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë. Drejtori i Kulturës së kësaj komune, Engelbert Zefaj ka marrë rolin e moderatorit në ceremoni, përderisa përfaqësues nga LDK e PDK që qeverisin bashkë në Pejë kanë ndjekur ngritjen e Flamurit dhe kanë bërë homazhe. Edhe vet Agjenda e organizimeve të komunës së Pejës ka rënë ndesh me atë çfarë Qeveria ka paraparë për komunat e republikës. Ndërsa Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri as që ështe parë ne aktivitetet edhe ashtu te zbehta të këtyre ditëve. Gazmend Muhaxheri tash e sa ditë po qëndron në Dubai. Në anën tjetër numër i madh qytetarësh nën organizim të partive opozitare, janë nisur në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e orës 14:00. kosovanews.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.